Një tjetër lagje në kryeqytet me rrjet të ri ujësjellësi, furnizim cilësor me ujë të pijshëm

18

Banorët e rrugës “Petro Nini Luarasi” në kryeqytet, nuk do të kenë më probleme me furnizimin me ujë të pijshëm.

Pas investimit të ri në rrjetin e ujësjellësit, UKT ka bërë të mundur eliminimin e problematikave me të cilat janë ndeshur deri më tani banorët e kësaj zone.

Ndërhyrja në rrjetin e ujësjellësit garanton kështu furnizim me ujë të pijshëm, me të gjitha parametrat dhe cilësinë e duhur për ta përdorur atë.

Ndërkaq, gjatë ditëve të fundit një tjetër investim është kryer edhe në rrugën “Spahiu”, ku specialistët e UKT implementuan rrjetin e ri të kanalizimeve.