Të rinjve, studentëve dhe miqve të librit në kryeqytet iu shtohet edhe një tjetër mjedis dinjitoz leximi në Njësinë 10, një hapësirë moderne dhe e ngrohtë ku mund të zhvillojnë aktivitete të ndryshme kulturore e sociale.
Pas rikonstruksionit të bibliotekës në Kombinat, bibliotekës “Musine Kokalari” dhe “Petro Zheji”, Tiranës i shtohet edhe biblioteka “Misto Treska”, e cila vjen jo vetëm me një pamje të re, por edhe me një fond të shtuar me 500 tituj librash.