Një tjetër shesh argëtimi e çlodhjeje për fëmijët në Tiranë

31

Një tjetër shesh argëtimi e çlodhjeje për fëmijët, të rinjtë dhe të moshuarit i shtohet qytetit të Tiranës. Dikur një baltovinë e zaptuar nga informalitete që krijonin një shëmti urbane, sot sheshi pranë rrugës “Endri Keko” në Njësinë 3 të kryeqytetit ofron një hapësirë prej rreth 1200 metra katrorë sipërfaqe të shfrytëzueshme për gjithë familjen, ku përfshihet sistemim rruge me trotuarë, parkim, gjelbërim, ndriçim dhe argëtim me lodra për fëmijë.

Pjesë e sheshit rekreativ pranë rrugës “Endri Keko” janë 5 module lodrash për fëmijë, stola për pushim, 300 m2 sipërfaqe e gjelbëruar, 199 bimësi dekorative, 6 shtylla ndriçimi dhe 18 vende parkimi.