Një tjetër shkollë e gjuhës shqipe hapet në Zvicër

21

Në vazhdimësi të aktiviteteve të ndryshme me rastin e ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare  “Shkolla Shqipe në Zvicër” edhe pse me masa të kufizuara për shkak të Pandemisë ka çelur Shkollën shqipe në  Domat/Ems, të Kantonit të Grabünden-it.

Janë 29 nxënësit e shkollës shqipe, të cilët  filluan mësimin në datën 22 shkurt 2021 në këtë shkollë me tekstet e Qendrës së Botimeve për Diasporën, por që u siguruan nga Ambasada e R. së Shqipërisë në Bernë. Mësimet do t`i zhvillojnë çdo të mërkure grupi i parë në ora 13:15 dhe grupi i dytë nga ora 15:00.