Një transplant zemre thyen rekordin botëror

8

Pacienti i mbijetuar më gjatë i një transplanti zemre, i cili iu nënshtrua operacionit në Angli, është njohur nga libri i rekordeve botërore ”Guinness”.

Bert Janssen, 57 vjeç, nga Holanda, ka mbijetuar 39 vjet me zemrën e dhuruesit që mori në spitalin ”Harefield” në Londër në vitet 1980.

Pasi zhvilloi simptoma të ngjashme me gripin kur ishte 17 vjeç, Janssen u diagnostikua me kardiomiopati, një gjendje që ndikon në aftësinë e zemrës për të pompuar gjakun nëpër trup.

Kardiologu i tij në kishte lidhje me spitalin ”Harefield” në Londër dhe pionierin e transplantit, profesorin Magdi Yacoub, i cili përfundimisht kreu operacionin më 6 qershor 1984 pasi pacienti kishte mbushur 18 vjeç.

Procedura nuk ishte kryer ende në Holandë në atë kohë.

Janssen tha se “gjithçka shkoi shumë shpejt. Vetëm një javë pasi mbërrita në ‘Harefield’, dy zemra u bënë të disponueshme nga një aksident i madh me makinë në Londër. Një nga këto zemra u transplantua. Siç më tha mjeku, rreth 30 vjet më vonë, duhet të ketë qenë zemër e përsosur”.

Janssen tha se zemra e re e lejoi atë të “rikthehej shpejt në një cilësi të mirë jete”, duke luajtur tenis dhe volejboll dhe duke siguruar një punë me kohë të plotë.

Ai u martua me Petran në vitin 1996 dhe lindi me të dy djem, Guido dhe Ivo.

Operacioni i tij ishte transplanti i 107-të që u krye në ”Harefield”.

/ata.gov.al