Njerëzit e punës/ Ethemi dhe Fatimja, çifti nga Dibra që gjeti mënyrën për të bërë biznes

158

Fshehur në fshatin Ilnicë të Shqipërisë, do të gjeni një bujtinë të ngrohtë, të ëmbël dhe tradicionale të drejtuar nga familja që mishëron termin “mikpritje”.

Kjo është Guesthouse Fida. Ethem Fida dhe Fatime Fida hapën bujtën në gusht 2019. Duke pasur parasysh largësinë e Ilnices, ata shpesh presin turistë që kërkojnë të udhëtojnë thellë në natyrë dhe të shijojnë fshatrat e Qarkut Dibër.

Ethemi dhe Fatimja thonë se kanë ndërveprime me udhëtarë nga Çekia, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara. Pavarësisht anglishtes së tyre të kufizuar, Ethemi dhe Fatimeja janë në gjendje të ndajnë historitë e tyre me këta udhëtarë dhe t’i bëjnë të ndihen mirë./ Usaid Albania