Njerëzit e punës/ Njihuni me Edmirin, i riu që ka 20 dynym tokë me sera rrushi

59

Edmiri nga Libofsha e Fierit kultivon rreth 20 dynym tokë varietete të ndryshme rrushi, me teknologji të avancuar e cilësi të lartë, të cilin e tregton të gjithin në tregun e brendshëm përmes pikave të grumbullimit.

Prodhimi vendas i rrushit, tashmë edhe në serra, po dominon gjithnjë e më tepër, jo vetëm në furnizimin e tregut vendas, por edhe në eksporte.

Edmiri është përfitues i masës së mbështetjes me naftë dhe masës së mbështetjes për inputet bujqësore nga Skema Kombëtare e Mbështetjes së këtij viti, ndërkohë që ka përfituar grant për blerjen e një traktori me agregatë falë programit IPARD çka i ka përmirësuar produktivitetin dhe menaxhimin e punëve në fermë.

Vitet e fundit fermeret po shtojnë serrat, për kultivimin e rrushit të tavolinës, duke shtuar ndjeshëm prodhimin dhe dyfishuar eksportet e rrushit.

Sot rrushi “Made in Albania” shkon në supermarketet e Evropës, falë një zinxhiri të mirorganizuar fermerë – përpunues – shitës.

Mbi 11 mijë ha vreshta të shtrira në të gjithë territorin, kanë bërë të mundur që prodhimi vjetor i vreshtarisë në Shqipëri, përfshi edhe pjergullat, të arrijë rreth 190 mijë tonë rrush.

Ndërsa vitet e fundit ka filluar edhe kultivimi i rrushit të tavolinës në serra, që siguron hershmëri të prodhimit dhe rendiment të lartë.