Njësia 10 në Tiranë me rrugë të standardeve europiane

307

Ka përfunduar rikonstruksioni i rrugëve në disa lagje të njësisë 10 në Tiranë. Rruga tek “Shallvaret”, rruga e “tregut Çam” dhe rruga tek “Posta”, janë përfunduar e pritet që të përmirësojnë cilësinë e jetës së banorëve në këto lagje. Këto investime pritet të vijojnë dhe në lagje e rrugë të tjera të Tiranës, kjo për të bërë atraktive jo vetëm qendrën e Tiranës por dhe pjesët e tjera përbërëse të saj.