Njësoj si droga, edhe pornografia dëmton trurin

1665

Mos u çuditni, porno ndryshon fizikisht trurin tuaj.

Një nga zhvillimet më interesante në të kuptuarit tonë rreth  trurit, në dy dekadat e fundit, është zbulimi i asaj që quhet neuroplasticitetit, ‘’neuro’’ do të thotë tru dhe ‘’plasticiteti’’ nënkupton aftësin për të ndryshuar. Me fjalë të tjera shkenctarët  kanë zbuluar se truri ka shumë ngjashmëri me lojën e pambarimtë ‘Tries’, që shpesh heq dorë nga disa rrugë të reja nisur nga eksperienca.

Për të shpjeguar se si funksionon truri, shkenctarët kanë një thënie:  Neuronet të cilat lëshohen sëbashku, lidhen sëbashku.

Nëse ju po pyesni se çfarë është një neuron dhe ç’do të thotë të lëshohësh, ja çfare është: Neuroni është qelize e trurit, dhe kur qelizat e trurit aktivizohen nga diçka që ju shihni, dëgjoni, nuhatni apo çfarëdo qoftë, në të njëjtën kohë qelizat lëshojnë kimikate që forcojnë lidhjet mes neuroneve. Përshembull, kur ju hani diçka të shijshme truri juaj lëshon dopaminë dhe kjo ju bën të ndiheni mirë. Apo kur ju mbani duart e dikujt të cilit ju intereson, truri juaj lëshon oksitocinë e cila ju ndihmon të lidheni me njerëzit.

Pra, nëse ju sa herë që keni shkuar për të takuar xhaxhain, ai ju ka përqafuar dhe ju ka qerasur me diçka që ju pëlqen, me siguri ju do të vazhdoni të ndiheni mirë me xhaxhain sepse truri juaj do ta lidhë lumturinë dhe dashurinë me xhaxhain. Ju do ta keni këtë lloji lidhje të trurit me çdo gjë : pedalimin, të ngrënurit e një sanduiçi, apo të shëtiturit e qenit, etj. Dhe kur një përson shikon pornografi, truri i tij krijon lidhje të reja  gjithashtu.

Ashtu si substancat e tjera të varësisë, pornografia e përmbyt trurin tuaj me dopaminë. Por në momentin që truri juaj pushtohet nga një mbingarkesë kimike e vazhdueshme, në atë moment vjen dhe përdorimi i vazhdueshëm i pornografisë, dhe kjo luftohet vetëm duke hequr disa nga receptorët e dopaminës, të cilet janë si veshë të vegjël në fund të neuronit që dëgjojnë mesazhet e dopaminës.

Më pakësimin e receptorëve, edhe pse truri juaj po heq të njëjtin nivel dopamine që i përgjigjet pornografisë, përdoruesi nuk mund ta ndjejë efektin e dopaminës edhe aq. Si rezultat pornografija që ju shikonit,tashmë, nuk duket edhe aq stimuluese apo e kënaqshme, kësisoj shikuesit e pornografisë do të shikojnë për më shumë pornografi në mënyrë që të ndjejnë ‘’kënaqësin ë’’ që u ofronte mënyra e mëparshme e të shikuarit porno.

Kur një përodrues i pornografisë të mësohet me nivelin e ri të dopaminës që lëshohet në trurin e tij, aktivitetet normale të cilat do të shënonin një hov të dopaminës dhe do të bënte një përson të ndjente lumturinë nuk janë mjaftueshëm të fortë për të regjistruar më shumë, duke bërë që përdoruesi të ndjehet i demotivuar kudo që do shkojë pa shikuar pornografi. Kjo është një arsye pse pornografia është varësi.

Në momentin që një varësi të fiksohet, përdoruesi ka një paket të re me probleme, sepse varësia dëmton atë pjesë të trurit që ju bën të  mendoni  dhe të bëni zgjedhjet e duhura. Për më shumë se 10 vjet studimet kanë treguar se varësia ndaj drogës mund të shkaktojë tkurrje të lobit frontal të trurit. Ndërkohë që ‘’lobi frontal’’ tingëllon si shumë term teknik, në fakt është një pjesë trurit që kontrollon zgjidhjen logjike të problemeve dhe të marrjes së vendimeve. Por studimet e fundit kanë treguar se nuk është vetem droga që shkaton këtë lloj dëmtimi, janë po njësoj edhe varësitë e tjera siç mund të jenë bulimia, varësia ndaj internet dhe ndaj pornografisë.

Është shumë e frikshme, sa më shumë pornografi të shikoni, aq më shumë i ashpër do të jetë dëmtimi i trurit dhe më e vështirë do të jetë të çliroheni nga ky ves. Por ka edhe një lajm të mirë gjithashtu, neuroplasticiteti funksionon te të dyja mënyrat, që do te thote se dëmtimi mund të zhbëhet nëse hiqni dorë nga sjelljet e pashëndetshme.

Truri i një shikuesi pornografie mund të rikthehet në normal pas disa kohësh dhe përpjekjesh. Nëse ne eleminojmë pornografinë si një nxitës kimik të dopaminës, truri ynë do të kërkojë të gjejë nxitës të tjerë të rinj. Ne duhet të lidhemi me gjëra pozitive në jetën tonë favorizojnë shëndetin fizik, mendor, emocional dhe social. Këto lidhje mund të fillojnë me nga pak por që do të rriten gradualisht duke bërë që të zëvendësohen lidhjet e vjetra nervore (lidhjet shkatuar nga pornografia).

Pornografia mund të ndryshojë trurin duke humbur ndjeshmerinë ndaj sjelljeve jo të shëndetshme. Ndryshe nga marrdhëniet vërtet të shëndetshme, pornografia kurr nuk kënaq, ajo thjesht të rrit oreksin për më shumë pornografi.

Për ta mbyllur, pornografia nuk është një aktivitet i padëmshëm. Ka potencialin për ta çuar shikuesin në një shteg që kurr nuk e ka pasur qëllim që të shkojë.

Burimi: http://fightthenewdrug.org