Njih Shqipërinë/ Rabdishta, fshati i gurtë por dhe kurativ

79

Rabdishta është përzgjedhur mes 100 fshatrave turistikë e që pret të ketë në hov të ri turistik për shkak të karakteristave të tij natyrore dhe vetive kurative.

Ndodhet në Dibër mes shumë destinacioneve të kësaj zone për të vizituar e për tu kënaqur me natyrën e traditën e kësaj treve. Fshati Rabdisht ndodhet vetëm 4.5 km larg qytetit të Peshkopisë por është mjaft i njohur për llixhat e tij.

Shtëpitë e gurta karakteristike

Rabdishti dallohet për akitekturën e veçantë të banesave. Është një nga fshatrat më karakteristike në Dibër pasi ka ruajtur me fanatizëm ndërtimet tradicionale prej guri. Sapo futesh në fshat të tërheqin vëmendjen kalldrëmet , sokaqet, si edhe dyert e mëdha prej druri. Nëse do të shëtisnit përreth fshatit do të dalloni burimet e shumta ujore, të cilat i japin një tjetër bukuri vendit, por mbi të gjitha ato njihen për cilësitë e larta kurative.

Gjithashtu monumentet e shumta natyrore si kroi i gjyshes apo dhe guri shqiponjës, bukuri këto që e bëjnë turistin të përhumbin në botën e imagjinatës.

Në fshatin Rabdisht mund të gjenden gjurmë që nga periudha ilire e deri në ditët e sotme. Siç e ka shqiptari traditën mikpritja është kryesore në këtë fshat dhe prodhimet e zonës nuk duhen lënë pa u shijuiar. Banorët të ofrojnë gatime që nga pula me jufka, patatet, gatimet me miell misri e djathi deri tek frutat e fermës dhe rrakia.

Lugina e shërimit quhen llixhat e Peshkopisë që ndodhen pikërisht në Rabdisht. Harmonizimi i vlerave kurative me mjedisin e bukur përreth e bën këtë zonë një destinacion turistik, me burime ujore të shumta të nxehta dhe të ftohta, pyje, vendbanime historike që pëlqehen nga të apasionuarit të ecjeve në natyre.