Njihet veçanarisht për krapin, në Shirokë ngrihet qendra e ankandit të tregtimit të peshkut

8

Në Shirokë të Shkodrës është ngritur qendra e ankandit për tregtimin e peshkut, e para e këtij lloji në vendin tonë.

Kjo pikë grumbullimi e licencuar synon të rrisë cilësinë e tregtimit dhe i vjen në ndihmë 210 subjekteve në këtë zonë, të cilët tregtojnë kryesisht peshkun krap, që zihet në liqenin e Shkodrës.

Qendra e ankandit të tregtimit të peshkut në Shirokë është një bashkinvestim prej 43 milionë lekë i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me Organizatën e Peshkimit Shkodër.

Qendra i vjen në ndihmë tregtarëve për shitjen e peshkut në standarde bashkëkohore dhe eliminon abuzimet me çmimet.

Kapaciteti në këtë qendër është mbi 5 tonë peshk por mesatarja e krapit të zënë në Shirokë, aktualisht është rreth 2 tonë në muaj.