Njihuni me 10 makinat me jetëgjatësinë më të madhe, 6 prej të cilave janë Toyota

79

A e dini se cilat janë modelet e makinave me jetëgjatësinë më të madhe? Ndër modelet me jetëgjatësinë më të madhe, Toyota Sequoia kryeson klasifikimin, me mundësinë për të përshkuar rreth 300,000 milje, ndjekur nga Land Cruiser, sipas një studimi të fundit të iSeeCars, i cili ka analizuar më shumë se 2 milionë automjete në 20 vitet e fundit, për të parë se cilat automjete mund të jetojnë më gjatë.

Në përgjithësi, SUV-ët dhe kamionët janë llojet më të zakonshme të automjeteve që renditen në top 10, ndërsa makinat e pasagjerëve më efikase nga pikëpamja e konsumit, duke përfshirë Prius dhe Avalon, fituan dy vende në klasifikim.

Gjashtë nga dhjetë të parët janë SUV, kamionë ose automjete Toyota. Ndër konkurrentët e tjerë në top 5 gjejmë Chevrolet Suburban dhe GMC Yukon, të dyja SUV.

Si rregull i përgjithshëm, pjesa më e madhe e drejtuesve të makinave marrin në konsideratë kuotën 200,000 milje si kufirin maksimal të jetëgjatësisë së një makine, megjithëse disa modele, kanë, në mënyrë të dukshme, potencialin për të udhëtuar shumë më larg.

Sipas IHS Markit, i cili gjurmon regjistrimet e automjeteve në çdo shtet, oferta e kufizuar e automjeteve dhe kamionëve të rinj për shkak të mungesës së chip-ave ka nxitur konsumatorët të përdorin më gjatë automjetet që zotërojnë.

Miliona njerëz që më parë udhëtonin për në punë, kanë përshkuar më pak kilometra me makinat e tyre teksa punonin nga shtëpia, duke zgjatur më tej jetën e automjeteve të tyre.