Njihuni me 10 pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2021, ja si renditet Shqipëria

26

Indeksi i Pasaportave Henley është renditja origjinale e të gjitha pasaportave në botë sipas numrit të destinacioneve që mbajtësit e tyre mund të kenë pa vizë paraprake.

Renditja bazohet në të dhëna ekskluzive nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), e cila ruan bazën e të dhënave më të mëdha dhe më të sakta në botë të informacionit të udhëtimit, dhe përmirësuar nga kërkimet e vazhdueshme nga Departamenti i Kërkimeve Henley & Partners.

Së fundmi Indeksi i Pasaportave Henley ka përpiluar një listë të pasaportave më të fuqishme për vitin 2021. Pasaporta Shqiptare renditet në vend të 52 në listë me 114 destinacione që përfshijnë lëvizje të lirë pa viza.

Ja kush janë 10 pasaportat më të fuqishme për vitin 2021:

  1. Japonia me 191 destinacione
  2. Singapori me 190 destinacione
  3. Gjermania dhe Korea e Jugut me 189 destinacione secila
  4. Finlanda, Italia, Luksenburgu dhe Spanja me 188 destinacione secila
  5. Austria dhe Danimarka me 187 destinacione secila
  6. Franca, Irlanda, Hollanda, Portugalia dhe Suedia me 186 destinacione secila
  7. Belgjika, Zelanda e Re, Norvegjia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA me 185 destinacione secila
  8. Australia, Republika Çeke, Greqia dhe Malta me 184 destinacione secila
  9. Kanadaja me 183 destinacione
  10. Hungaria me 182 destinacione