Njihuni me 10 plazhet më të mira në botë për vitin 2023

17

Sipas renditjes së re të Tripadvisor, Baía do Sancho në Brazil është vija bregdetare më e mirë në botë për vitin 2023. Lista e plazheve u përpilua nga “Tripadvisor’s Travelers’ Choice Awards” dhe bazohet te miliona komente të udhëtarëve që i kanë vizituar këto vende, gjatë vitit 2022.

Ishujt Karaibe u ngjitën në vendin e dytë nga vendi i pestë ku renditeshin vitin e kaluar. Lista pasohet nga plazhi Broome në Australi, ku mund të shijohet një nga përvojat më të bukura: një udhëtim me deve gjatë perëndimit të diellit në vijën bregdetare të Oqeanit Indian. Nga kontinenti europian listohen tri plazhe – Reynisfjara në Vik, Islandë; Praia da Falésia në Olhos de Agua, Portugali, si dhe Spiaggia dei Conigli në Siçili. Rëra e bardhë e ujërat e cekëta të Siçilisë janë në kontrast të vërtetë me rërën e zezë, ujin e errët dhe formacionet mahnitëse të plazhit Reynisfjara, të cilat u shfaqën në serialin “Game of Thrones”.

Tripadvisor ka publikuar gjithashtu një listë të veçantë kushtuar plazheve të SHBA-së, ku Havai renditet në krye me tri plazhe dhe ndiqet nga Florida dhe Kalifornia.

DHJETË PLAZHET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2023, SIPAS TRIPADVISOR

1. BAÍA DO SANCHO – FERNANDO DE NORONHA, BRAZIL2. EAGLE – ARUBA, KARAIBE

3. CABLE – BROOME, AUSTRALI

4. REYNISFJARA – VIK, ISLANDË

5. PLAZHI GRACE BAY – TURKS AND CAICOS, KARAIBE

6. PRAIA DA FALÉSIA – OLHOS DE AGUA, PORTUGALI

7. PLAZHI RADHANAGAR – ISHULLI HAVELOCK, INDI

8. SPIAGGIA DEI CONIGLI – SIÇILI, ITALI

9. PLAZHI VARADERO – KUBË, KARAIBE

10. PLAZHI KA’ANAPALI – MAUI, HAVAI