Njihuni me 28-vjeçarin krutan që ruan me besnikëri prej 5 brezash traditën e qeleshepunuesve

36

Kruja një vend që mban aromën e identitit kombëtae, e mahnitshme mënyra se si ndjesitë e së shkuarës dhe të tashmes bashkohen në këtë destinacion që nuk është më shumë se 50 minuta larg Tiranës.

Mirëpo në një kohë që të rinjtë po drejtohen në rrugë që të çojnë në profesionet e të ardhmes, ka të rinj të rrallë e unik që dëshirojnë të ruajnë ende traditën e të parëve. Ardian Guni 28-vjecari krutan ka vendosur që ta vazhdojë me besnikëri këtë traditë që ruhet prej 5 brezave në familjen e tij.

“Këtë profesion mua ma ka mësuar gjyshi, ma mësoi kur isha në një moshë shumë të vogël, ma mësoi vetëm për ta ditur, ka qenë e vështirë ta mësojë. Kam qenë rreth 14-15 vjec ku një pjesë të ditës vija e kaloja këtu në dyqan dhe merresha me ndonjë punë të vogël”

Mjaftojn shumë pak materiale për të krijuar qeleshen tradiconale, e megjithatë profesioni ka mjaft sekrete që të quhesh një artizan.