Njihuni me “Ajnshtajnin e vogël”, 12 vjeçari përfundon masterin dhe nis doktoraturën

284

 Belgu Laurent Simons, i cili mban nofkën “Ajnshtajni i vogël”, pas përfundimit të masterit në fizikën kuantike, do të fillojë studimet e doktoraturës.

Babai i tij, Alexander Simons bëri të ditur se 12-vjeçari Lauren studimet e doktoraturës do t’i regjistrojë në Institutin gjerman “Max Planck“

Megjithatë, ai nuk zbuloi detajet e programit, por theksoi se ”do të përfshijë kiminë, mjekësinë dhe fizikën, dhe se Laurent kohën më të madhe e kalon në laboratori”.

Alexander Simons tha se djali i tij nuk dëshiron të kufizohet në një fushë.

Laurent Simons, i lindur në qytetin Ostend, shkollën fillore e kreu në moshën 6-vjeçare ndërsa në moshën 9-vjeçare filloi studimet në Belgjikë.

Ai u diplomua në moshën 11-vjeçare ndërsa këtë verë, në moshën 12-vjeçare përfundoi studimet master në Universitetin e Antwerpen-it.

Ai bashkëpunoi me një grup shkencëtarësh nga Instituti “Max Planck” për kërkimet mbi lazerët që zbulojnë kancerin nga mostrat e gjakut.