Njihuni me Anaidën, shqiptarja një ndër 10 sipërmarrëset më me ndikim në Amerikën Veriore

19

Anaida Deti ka ardhur nga Shqipëria në Kanada para gati dy dekadash, si dentiste e diplomuar. Pas dhjetë vitesh punë shtatë ditore dhe pas diplomimit të sërishëm në Kanada, ajo hapi klinikën e saj “DentalX” në Toronto më 2013.

Një higjieniste dentare e regjistruar, Anaida ka bërë si mision të saj të edukojë pacientët për shëndetin, dhe jo vetëm.

Kështu ka themeluar “Mission Kind”, organizatë bamirëse për të ndihmuar fëmijët në nevojë që kujdesin stomatologjik ta marrin pa pagesë.

Ajo është gjithashtu edhe kolumniste e gazetës së njohuar online “The Huffington Post”, ku shkruan kryesisht këshilla dentare, dhe personazhe nëpër mediat kryesore kanadeze.

Ajo është një ndër 10 sipërmarrëset më me ndikim në Amerikën veriore