Njihuni me Aronin, kampioni shqiptar i ping-pongut

21

Aron Koni është në klasë të nëntë. Ai eshte një nxënës i talentuar, por edhe i pasionuar pas sportit. Puna e palodhur dhe stërvitja intensive e ka shpërblyer Aronin duke marrë disa çmime. Ai është kampion kombёtar pёr moshёn 15 vjeçare (U 15). Gjithashtu vitin e kaluar ka fituar kampionatin kombёtar pёr 19 vjeçarёt dhe njё turne tё hapur nё Malin e Zi. Sipas mesueses Iriana Papamihali, prej dy vitesh Aroni pjesё e ekipit kombёtar pёr 15 vjeçarёt dhe për moshat e rritura.

  • Kampion kombëtar U 19- 2021
  • Nënkampion kombëtar U 15- 2021
  • Fitues në turin e hapur ndërkombëtar “Trofej Podgoricë” U 15- 2021
  • Kampion kombëtar U 15- 2022
  • Anëtar i ekipit  kombëtar të pingpongut për U 15 dhe të ekipit të të rriturve për dy vite rresht 2021-2022
  • Nënkampion kombëtar  U 19- 2022
  • Fitues i vendit te dytë në “Open Balkan School sport games “ 2022
  • Top 20 U 15 në kampionatin ballkanik të pingpongut
  • Fitues i vendit të dytë në turin  e hapur “Herceg Novi Open” 2022