Njihuni me Egzonën, 22 vjeçarja menaxhon fermën me 30 viça e lopë dhe është studente e dalluar

66

Ndryshe nga moshataret e saj, Egzona Lahaj, 22 vjeçe, në të njëjtën kohë studion dhe menaxhon një fermë relativisht të madhe me rreth 30 viça e lopë.

22-vjeçarja nga fshati Jasiq i Deçanit, thotë se kjo punë është e lehtë, dhe në të ardhmen pretendon në zgjerimin e fermës.

Ajo përveçse merret me viçat, nget edhe traktorin për nevojat e fermës. Ndërsa puna, ka bërë që të ketë edhe veturën e saj personale, me të cilën shkon në fakultetin “Fehmi Agani”.

Një shembull fantastik, ku faktohet se puna dhe studimi shkojnë shumë mirë bashkë.