Njihuni me Emin, shkencëtaren shqiptare në Holandë

63

Emi Saliasi është një prej historive të suksesit të pjesëtarëve të diasporës shqiptare në Holandë.

Emi jeton dhe punon në Holandë që nga viti 2003 dhe aktualisht është konsulente tek Perret Laver. Ka përfunduar studimet në Universitetin e Utrecht-it për neuroshkencë kognitive.

Studimet doktorale i ka zhvilluar në Universitetin e Groningen-it dhe në Qendrën Mjekësore Universitare ku studjoi efektet që sjell plakja në mirë funksionimin e trurit. Në vitin 2014 punon në Qendrën Mjekësore Universitare të Amsterdamit.

Gjatë karrierës së saj akademike, ajo ka punuar 12 artikuj shkencorë në revista të njohura ndërkombëtare. Emi u emërua sekretare e fondacionit “Miqësia Shqiptare Holandeze”.