Njihuni me Ersildën, maturanten e ‘artë’ që zgjodhi mësuesinë

158

Për nxënësen me rezultate të shkëlqyera në mësime, në një nga gjimnazet e Tiranës, Ersilda Metaj, mësuesia nuk ishte një nga ëndrrat e saj, por u kthye në të tillë në momentin që disa praktikantë që vinin në gjimnazin e saj për të kryer stazhin, nuk kishin përgatitjen e nevojshme.

Ersilda Metaj, aktualisht studente e vitit të parë për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë, ka qenë një nga nxënëset me rezultate të shkëlqyera në gjimnazin “Myslym Keta”

Përballë kësaj kësaj, Ersilda ndjeu një detyrim të brendshëm, për të bërë diçka për brezat që do të kalonin në bankat shkollave.

“Ndjeja një lloj detyrimi që edhe unë duhet të bëja diçka për ta ndryshuar këtë situatë dhe normalisht mund të bëhesha një ekonomiste shumë e mirë por ku do shkonin brezat pas meje, çfarë do bënin ato dhe si do shkonte e ardhmja e vendit me këto mësues që po vinin. Kam qenë gjithmonë nxënëse shumë e mirë dhe të gjithë mësuesit kanë qenë si idhull për mua. Të jesh nxënëse më të gjitha 10 do punë dhe vullnet, por në qoftë se ti do, ti mund të arrish dhe t’ia dalësh. Mendoj se rezultatet që ti merr është i kënaqshëm e të bën të ndjehesh shumë mirë për atë që ke arritur dhe për të cilën ke punuar”, tha ajo per ATA