Njihuni me familjen shqiptare që prodhon plisa (qeleshe) prej 100 vjetësh (VIDEO)

97

Qeleshet ose siç quhen ndryshe “plisi”, si një ndër produktet artizanale tradicionale shqiptare, pavarësisht ndryshueshmërisë së mënyrës së veshjes në jetesën moderne, vijon të jetë e pazëvendësueshme për shqiptarët.

Plisat ende vijojnë të prodhohen në qytetin e Prizrenit.

Përpunuesja e plisit, Mahire Gjurgjialo, në sqarimin që bëri për plisin për arbresh.info, tha se mjeshtëria e plisit është profesion i cili është trashëgimi nga gjyshërit dhe se e aplikojnë këtë profesion prej shekujsh të tërë.

“Ky lokali ynë, është lokal 100 vjeçar dhe është lokal të cilën e kemi trashëguar nga stërgjyshi ynë Jashar Gjurgjialo.

“Pas stërgjyshit, zanatin e prodhimit të plisit dhe veshjeve kombëtare shqiptare, e ka trashëguar vjehrri im dhe pas tij burri im dhe unë atij po i ndihmoj. Njëqind vite e kemi trashëguar këtë zanat, shpresoj dhe kam dëshirë që ka trashëgojmë edhe nga sot e tutje. Kam dëshirë që edhe fëmijët e mi ta trashëgojnë këtë punë.”, u shpreh Gjurgjialo.

Familja që merret prej 100 vjetësh me prodhimin e plisit

Familja që merret prej 100 vjetësh me prodhimin e plisit

Gepostet von Arbresh.info am Freitag, 26. Juli 2019