Njihuni me Fatjonën, infermierja që shërben me dashuri në repartin e neonatologjisë

67

Fatjona Vogli ka fituar me meritë vendin e punës përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë” dhe sot shërben me përkushtim në repartin delikat të neonatologjisë, tek bebet e porsalindura në maternitetin “Koço Gliozheni”.

91 infermierë dhe profesionistë të shkencave mjekësore teknike janë punësuar me meritë dhe transparencë vetëm gjatë 2 muajve të fundit dhe më shumë se 2000 infermierë prej momentit të ndërtimit të platformës unike për punësim “Infermierë për Shqipërinë”.

Thirrja e radhës për aplikim në portal për punësim ka afat datën 5 shkurt.

Platforma “Infermierë për Shqipërinë” është lançuar në janar të 2018 për punësimin e profesionistëve të shëndetësisë dhe është pjesë e ligjit të ri të kujdesit shëndetësor.