Njihuni me fjalëkalimet më të përdorura në botë! Ju rekomandojmë të mos i përdorni

95

Pikërisht, si çdo vit, vjen tani edhe renditja e fjalëkalimeve më të përdorura në botë, ku për të pestin vit radhazi në vendin e parë dhe të dytë ndodhen “123456” si edhe “password”.

Kjo është fjala kyçe më e thjeshtë dhe më e parashikueshme që hap rrugën për hakerat.

Ndër të hyrat e reja në listën SplashData janë edhe “666666” që mban vendin e 14-të, “princesha” vendin e 11-të dhe “donald” të 23-tin.

Hakerat kanë shanse të mëdha kur përdorin emra të famshëm, terma nga sporti dhe bota e kulturës.

Lista e 100 fjalëkalimeve më të zakonshme në botë përpilohet çdo vit nga SplashData bazuar në fjalë kyçe që janë marrë në internet.

Dhe çuditërisht, fjalëkalimet më të njohura janë gjithmonë të njëjta, duke treguar se përdoruesit nuk mësojnë dhe vazhdojnë të rrezikojnë profilet e tyre dhe, rrjedhimisht, të dhënat e tyre.