Njihuni me fshatin shqiptar, lidër në prodhimin e nektarinave dhe luleshtrydheve

66

Është fshat i zakonshëm i Fierit, por i veçantë në historitë e suksesit bujqësor. Kafaraj është lider në prodhimin e luleshtrydhes dhe të nektarinës.

Kafaraj është një fshat i vogël, por njerëzit punëtorë e kanë bërë atë më të famshmin jo vetëm ne Fier.

Të gjithë e njohin si fshati lider i brandit shqiptar “Strawberry made in Kafaraj”, por në të vërtetë, ky fshat kultivon dhe frutin elitar, të  nektarinës.

Kafaraj numëron sot mbi 60 hektarë të mbjellë me nektarinë, e cila, jo më shumë se një vit larg, eksportohej pothuajse e gjitha në vendet ballkanike.

Vlerat shëndetësore të nektarinës

Vetitë e nektarinës përfshijnë përmirësim të funksionit të qelizave, sistemit kardiovaskular dhe atij tretës. Nektarina ka një mekanizëm të pasur mbrojtjeje të organizmit të pajisur me antioksidantë që luftojnë komplikacionet që vijnë si pasojë e obezitetit, problemet me shikimin dhe ndihmojnë me parandalimin e tumoreve.

Konsumimi i nektarinës ndihmon në forcimin e sistemit imunitar, promovon një shëndet më të mirë të lëkurës duke e bërë atë më rinore. Ajo përbën një ushqim shumë të mirë për gratë shtatzëna.

Nektarina është e pasur me fibra dhe vitamina dhe gjithashtu është një burim i pasur i kaliumit dhe mineraleve të tjera si fosfori, magnezi dhe kalciumi.

Nektarina promovon një shëndet të mirë të syve dhe redukton problemet e shikimit që kanë të bëjnë me moshën.