Njihuni me gruan e parë që punoi në administratën shqiptare

41

Sukseset e grave shpesh herë kanë qenë të kushtëzuara varësisht nga rrethanat e kohës. Mirëpo, gjithmonë ka pasur emra që kanë dalur përtej kornizave sociale.

E tillë ishte edhe Leman Ypi-Leskoviku, e cila ka hyrë në historinë shqiptare me arritjet e saj.

Lemanja kishte lindur në Turqi, ndërkaq origjinën e kishte nga Leskoviku. Shkollimet i kishte përfunduar në liceun francez të Selanikut, duke pasur sukses të jashtëzakonshëm, saqë u vlerësua me medalje ari.

Përgjatë një viti kishte punuar si sekretare e kryeministrit Mehdi Frashëri.

Në anën tjetër, ajo qëndronte mirë edhe me gjuhë të huaja, teksa i fliste disa nga to.

Në mesin e të gjitha arritjet e saj, ajo mbetet e veçantë për shkak që mendohet se është gruaja e parë që punoi në administratën shqiptare.