Njihuni me Jesman, berberja shqiptare më e mirë për meshkuj në Zvicër

120

Një vajzë berbere. Duket e pazakontë, por kjo është historia e një shqiptare të suksesshme në Sion të Zvicrës.

Demirali Saliu dhe bashkëshortja e tij Jesma kanë një sallon për prerjen e flokëve në Zvicër dhe njihen nga të gjithë.

Bashkëshortja Jesma Saliu është ndoshta femra e vetme shqiptare berbere për meshkuj. Por jo vetëm kaq. Ajo është ndër berberet më të mira në Zvicër, ndërsa ka fituar në shumë gara edhe në Evropë.

Zanatin e berberit Jesma nuk e ka vetëm profesion, por edhe pasion.

“Këtë zanat e kam marrë nga babai të cilin e kam berber. Mua më ka pëlqyer ky zanat dhe kam filluar të punoj te babai. Ka 15 vite që e punoj këtë zanat.Unë jam nga Maqedonia, më saktë nga Zhitosha e Prilepit”, tha berberja Jesma Saliu.