Jorgo Loli, një fermer në Bodrishtë në Gjirokastër ka mbjellë gjithsej 8.5 hektarë arrë të përshtatur mirë me zonën, nga të cilat gjashtë hektarë e gjysmë janë dhjetëvjeçare.
“Kam 8.5 hektarë. Gati 1650 rrënjë. 6.5 hektarë janë 10-vjeçare, ndërsa 2 hektarë janë 5-vjeçare”, shprehet Jorgo, ndërsa thekson se deri tani e ka shitur prodhimin në tregun vendas, por synon që t’i eksportojë në të ardhmen.
Ai shton se ka marrë mbështetje nga IPARD, një traktor, një makineri për prerjen e barit dhe një pompë ujitëse, motopompë.