Njihuni me Kledin, durrsaku 16-vjeçar kampion absolut në not

59

Kledi Kadiu është vetëm 16 vjeç dhe kampion i Shqipërisë në not. Ai përfaqëson ekipin e Teutës së Durrësit jo vetëm në garat kombëtare, po dhe ato ndërkombëtare.

Po çfarë regjimi ndjek kampioni i ri për të arritur rezultatet e dëshiruara edhe pse si shumë bashkëmoshatarë dhe ai tundohet nga ushqimi i shpejtë?

“Në qoftë se do të arrish rezultate duhet të flesh herët, të stërvitesh shumë dhe të mos ushqehesh keq. Të mos hash sufllaqe, fast food, po ndonjëherë lejohen. Unë e prish shpesh regjimin ushqimor”, tha Kledi Kadiu, notar i ekipit Teuta.