Njihuni me kompaninë e Altinit, eksportuesit të rreth 60 mijë timonëve në vit

114

Hapja e disa fabrikave që prodhojnë sisteme kabllore apo pjesë të tjera për makinat në vendin tonë përveç ndikimit  social, sjell me vete edhe njohuri që në afatgjatë mund të kthehen në avantazh.

Kompania “SV MEGA” prodhon kryesisht timonë dhe pjesë të tjera për industrinë automotive.

Kjo kompani operon prej më shumë se 4 vitesh në Tiranë dhe një vit më parë është zgjeruar edhe me një filial në Librazhd.

Kapaciteti prodhues dhe eksportues është rreth 60 mijë timonë në vit dhe një pjesë e tyre eksportohet në Itali dhe produktet e prodhuara më pas tregtohen në të gjithë globin.

I palodhur dhe këmbëngulës, Altini ka ngritur një biznes në të cilin prodhon pjesë për makina të firmave të ndryshme.