Njihuni me Lejlan, shqiptarja që bleu një kompani ajrore

171

Mediat zvicerane bëjnë me dije se kompania ajrore «Germania Flug AG» tani do të ketë një pronare të re. Ajo quhet Lejla Ibrahimi-Sallahu dhe është shefe e Air Prishtina. Kjo sipërmarrëse e suksesshme është bija e Bexhet Sallahut, i cili ka qenë pionier i operimeve ajrore mes Zvicrës dhe Prishtinës e Shkupit. Gazeta zvicerane «HandelsZeitung» njoftoi se anëtari i bordit të Germania Urs Pelizzoni ka konfirmuar se «Germania Flug AG» do t’i takojë 100 për qind Lejla Ibrahimi-Sallahut, respektivisht firmës së saj Albex Aviation.

«Germania Flug AG» është kompani ajrore me seli në Zvicër dhe deri më tani 40 për qind të pronësisë së saj e mbante kompania gjermane «Germania», e cila së fundi ka filluar proceduarat e falimentimit në Gjermani. Por, kompania me seli në Zvicër – «Germania Flug AG» – nuk ka qenë e prekur nga falimentimit dhe ka vazhduar fluturimet nga Zvicra në Kosovë dhe Maqedoni. Lejla Ibrahimi-Sallahu ka blerë 60 për qind të aksioneve të investitorëve zviceranë dhe 40 për qind të aksioneve që i mbante «Germania» nga Gjermania.