Njihuni me mësuesin më të mirë në botë, merr shpërblim 1 milion dollarë

107

Një mësues i shkencave nga Kenia, që jep pjesën më të madhe të pagës së tij për të mbështetur nxënësit më të varfër, është shpallur si mësuesi më i mirë në botë dhe ka marrë çmimin 1 milion dollarë. Peter Tabichi, një prift françeskak që jep fizikë dhe matematikë, fitoi çmimin global të mësuesve 2019.

Ai jep mësim në një zonë të humbur dhe të varfër të Kenias, ku shumë nga nxënësit duhet të bëjnë mbi 7 km më këmbë, për të shkuar në shkollë. Ai jep 80% të të ardhurave të tij për të varfërit dhe tha se shkoi në këtë ceremoni, për nxënësit e tij.

Tabichini u zgjodh nga 10.000 kandidatë nga 179 vende për çmimin, të udhëhequr nga aktori Hugh Jackman. Çmimi është krijuar nga Fondacioni Varkey në Dubai.