Njihuni me Mikelin, 80-vjeçari mjeshtër i biçikletave: Zanatin dua t’ia lë djalit

40

Mikel Feka pavarësisht se është 80 vjeç, investon ende deri dhe nga pensioni i tij, për të riparuar biçikletat e klubit Apolonia Fier.

“Dua të ndihmoj sadopak djemtë çiklistë të Fierit. Dhe jo vetëm ata”, na thotë 80-vjeçari Mikel Feka.

“E hapa këtë njësi shërbimi sepse nuk rri dot pa biçikletën, me të cilën jam rritur”- shton ai.

Me pasionin e një të riu, përkulet mbi skeletin e hekurt dhe nis të rrotullojë me duar rrotat.

Biçikletës i ka dhënë që prej fëmijërisë, deri në 1961 kur nisi të garojë për ekipin e Partizanit, kohë kur kryente shërbimin ushtarak. Është shpallur madje edhe kampion i shumë etapave malore.

Kam bërë gara të shumta dhe kam fituar shumë etapa, Mbaj mend etapën Tiranë-Elbasan-Labinot dhe kthim. Luftova shumë dhe fitova .Bilali u rrëzua në malore. Unë mbaj mend që mbërrita i pari”– thotë ai.

Sot biçikletat që garojnë djemtë e ekipit të çiklizmit të Apolonisë janë bërë pjesë e pandarë e punës së tij.

“Edhe në Greqi kur shkova në emigracion punova në të njëjtin zanat. Centroja disqe biçikletash dhe motorësh për 12 vjet. Me njohën dhe atje dhe më vinte mirë që me punën time vura emrin. Jeta ime ikën dhe rrotullohet sikur është vetëm biçikletë”- thotë Mikeli.

Çdo ditë 80-vjeçari Mikel Feka është përkujdesur qe këtë profesion ta trashëgoj edhe tek djali i ti./TCH