Njihuni me mjekun hero/ I dalë në pension, por doktor Fatmiri ecën çdo ditë 2 orë në këmbë për t’u shërbyer qytetarëve

806

Kjo eshte nje nga ato historite qe te ngrohin zemren dhe te japin shprese. Edhe pse 73 vjeç, mjeku Fatmir Baze i dalë në pension, vazhdon ende t’u shërbejë qytetarëve.

Fatmiri jeton në Korë dhe çdo ditë shkon në disa fshatrat të qarkut të Korçës.Të shtunën, ai ishte në Zvarisht, ku për shkak të borës iu desh të ecë rreth dy orë në këmbë.

Mjeku Baze ka afro gjysmë shekulli duke u shërbyer njerëzve dhe thotë se do të vazhdojë ende.

“48 vite janë shumë, por ende dua të punoj, e ndiej veten mirë. E njoh zonën dhe njerëzit, e me vjen mirë t’u shërbej”, tregon mjeku per Euronews.

Banorët ndihen të familjarizuar më të dhe e vlerësojnë për punën që bën çdo ditë.