Njihuni me pesë shqiptarët fitues në zgjedhjet e SHBA-ve

15

Pesë shqiptarë kanë dalë fitues në zgjedhjet e mbajtura në SHBA: Buta Biberaj, Jetlir Kulla, Donna Colorio, Robert Gjonaj dhe Vedat Gashi.

Kandidatja shqiptare, Buta Biberaj, nga bashkësia demokratike mposhti republikanen Nicole Wittmann, me 53,684 vota ndaj Wittmann me 51,476.

Shqiptarja Buta Biberaj zgjidhet prokurore në qarkun Loudon, Virginia, SHBA. Ajo ka fituar garën në zgjedhjet e mbajtura në SHBA.

Jetlir Kulla ka shkuar që fëmijë në SHBA dhe ka kandiduar për mandatin e tretë në Këshillin Bashkiak të qytetit Waterbury. Kulla ka fituar mandatin e tij të tretë për Këshillin Bashkiak të qytetit Waterbury.

Ai shprehet krenar për këtë arritje dhe për përfaqësimin në këshill, shkruan albinfo.ch.

Nga ana tjetër, Donna Colorio do të jetë pjesë e Këshillit të Qytetit të Worcester-it.

Gjithashtu edhe Robert Gjonaj është shpallur fitues për Këshillin e Qytetit në Livonia, Michigan ndërsa Vedat Gashi do të përfaqësojë shqiptarët në Bordin e Legjislatorëve në Westchester, pra Gashi u bë ligjvënësi i parë shqiptar në prefekturën Uestçestër të Nju-Jorkut.