Njihuni me shqiptaren që përfaqëson 12 shtete në Këshillin Global të Mjedisit

56

Ornela Çuçi është përzgjedhë si anëtare me të drejta të plota me një mandat dy vjeçar në Këshillin Global Environmental Facilities.

Ajo do të përfaqësojë 12 shtete të rajonit si: Shqipëri, Bullgari, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Gjeorgji, Maqedoni, Moldavi, Mali i Zi, Poloni, Rumani, Serbi dhe Ukrainë.

Ajo u përzgjodh si pjesë e Komisionit të Etikës dhe Konfliktit të Interesit si dhe e Komisionit të Vlerësimit të Sekretariatit të këtij fondi global, më i rëndësishmi sot për mjedisin.