Njihuni me shqiptarin që prodhon pjesë për Ferrarin, nis punën për të krijuar jahtin e tij

82

Koshi Group është një kompani që prodhon pjesë estetike për gjigandët botërorë si Ferrari, Lamborghini e Range Rover. Firma ndodhet në Prizren dhe pas saj qëndron i riu Shkamb Koshi. I rritur në Itali, ai u kthye në Kosovë për të investuar në pasionin e tij.

Ai shpjegoi se kompania e tij merret kryesisht me pjesët estetike, të cilat bëhen nga fibrat e karbonit. “Çelësi kyç se është kualiteti që kemi rritur dhe është e paarritshme për kompani të tjera në të gjithë botën. Jemi një ndër 5 kompanitë më të mira në botë si prodhues. Veturat luksoze që po përpunojmë janë Lamborghini, Ferrari por kemi dhe disa kërkesa të caktuara nga Bugatti.“, tha ai.

Por vizioni i tij shkon më tej. Ai zbuloi se ka krijuar kompaninë Koshi Marine dhe ka nisur punën për të ndërtuar një jaht. “Kam nisur të merrem dhe me detin. Prej tre vitesh e gjysmë kam nisur një kompani të re, Koshi Marine, e cila merret me prodhimin e një jahti dhe skafi. Synoj të thyer rekordin për kategorinë e barkës më të shpejtë në botë.”, tha ai.