Njihuni me sportet që luftojnë ankthin dhe sigurojnë qetësi shpirtërore

49

Sporti është një mjet shumë efektiv për të luftuar ankthin: lëvizja ju ndihmon të rifreskoni mendjen tuaj dhe ta pastroni atë.

Në fakt, të bësh sport stimulon prodhimin e endorfinës, molekulave të mirëqenies që të sigurojnë qetësi, por edhe humor të mirë dhe netë të qeta.

Endorfinat ndërhyjnë si bashkëfaktorë në rregullimin e humorit, ndaj sa më shumë të stimulohet mekanizmi natyror i kënaqësisë nga sporti, aq më shumë bëhesh i hapur ndaj përvojave jetësore.

Studiuesit nga Universiteti i Arizonës kanë treguar se ata që ushtrojnë sporte rregullisht prodhojnë më pak stres sesa një person që nuk e aplikon.

 Por cilat janë sportet më efektive?

Bërja e një sporti në natyrë është e mirë për shëndetin tuaj, por ushtrimi i tij në mes të natyrës është i mirë për shëndetin tuaj dhe gjithashtu për shpirtin!

Nga pikëpamja fizike, shëtitjet e gjata në pyll, çiklizmi, ecja nordike ose ecja me kanoa ju ndihmon të thithni ajër të pastër dhe të merrni oksigjenin maksimal dhe kështu të çliroheni nga ankthi.

Jo vetëm kaq, aktiviteti fizik në natyrë mund të rrisë vetëvlerësimin tuaj dhe t’ju bëjë të ndiheni të kënaqur me jetën edhe nëse jeni duke përjetuar një periudhë stresi.

Një studim japonez ka treguar se ata që praktikojnë “shinriyoku” (shëtitjet në pyll) kanë përfitimin e menjëhershëm të uljes së rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut.

Pra, sa më shpejt të mundeni, ikni nga qyteti! Përveç kësaj, rrezet e diellit kanë një efekt të dobishëm në humor, duke stimuluar prodhimin e hormonit të lumturisë, serotoninës dhe duke favorizuar prodhimin e vitaminës D nga trupi ynë.