Njihuni me tre shkencëtarët që fituan Nobelin në Kimi

108

Është dhënë në Stokholm çmimi Nobel në Kimi. Fituesë janë 3 shkencëtarë, dhe sërish mes tyre është një grua. Frances H. Arnold, George P Smith dhe Gregory P Winter, do të ndajnë me njëri-tjetrin çmimin prej 770 mijë paundë.

Njoftimi është dhënë nga Akademia Suedeze e Shkencave, dhe çmimi është dhënë me motivacionin për punë me proteinat, kontretisht në “evoluimin e enzimave” dhe punën e tyre për “për shfaqjen e fagut të peptideve dhe antitrupave”.

Frances H. Arnold punon si kimiste në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni, ndërsa George P. Smith në Universitetin e Missourit SHBA dhe Gregory P Wintter, punon në Laboratorin e Biologjisë Molekulare në Kembrixh, Britani e Madhe.

Frances ka bërë një punë të shkëlqyer në evoluimin e parë të enzimave, që janë protein që shërbejnë si katalizatorë në reaksionet kimike. Enzimat e prodhuara përmes evolucionit mund të përdoren për të prodhuar gjithçka, që nga biokarburantet e deri tek produktet farmaceutike.

Frances Arnold, bëhet gruaja e pestë në histori që fiton çmimin Nobel në Kimi.

Dhënia e çmimeve Nobel ka nisur që ditën e hënë, dhe janë ndarë disa çmime, si ato në Mjekësi dhe fizikë. Këtë vit, akademia nuk do të japë një çmim Nobel në Letërsi, për shkak të skandalit seksual që përfshiu Akademinë e Nobelit në pranverën e vitit 2018.