Njihuni me ushqimet më të shëndetshme që pastrojnë organizmin

51

Në këtë artikull do të mësoni për ushqimet e shëndetshme që duhet të hani pasi keni kaluar një eksperiencë të fuqishme ngopjeje.

Kosi

Kosi përmban probiotikë që e ndihmojnë stomakun e stërmunduar të marrë veten.

Bakteret e mira që gjenden tek kosi arrijnë të krijojnë ekuilibrat e duhur në stomak dhe të zgjidhin problemet me gazrat dhe diarenë.

Bananet

Ngrënia e tepërt e ushqimeve të pasura me kripë rrit tensionin e gjakut.

Bananet janë ushqimi ideal për të parandaluar një gjë të tillë.

Ato janë të pasura me kalium që ekuilibron nivelin e tensionit të gjakut.

Tërshëra

Një tas me tërshërë në mëngjes është hapi i duhur nëse keni kaluar një mbrëmje duke ngrënë ushqime të ndryshme.

Në këtë sasi ju do të merrni 1-2 gramë fibër, e cila ul kolesterolin akoma pa zënë vend në enët e gjakut.

Arrorët

Nëse hani pa fre, rreziku për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës është i lartë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, bajamet, arrat, kikirikët dhe arrorë të tjerë ofrojnë acide yndyrore omega-3, yndyrna të pangopura dhe vitaminë E.

Fasulet

Fasulet, thjerëzat dhe qiqrat janë alternative më e mirë sa i përket fibrës.

Fasulet treten ngadalë dhe do të ndiheni të ngopur për shumë kohë.

Vezët

Vezët janë të pasura me proteinë, folat, vitaminat B12 dhe D, të cilat ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Nëse shqetësoheni për kolesterolin, AgroWeb.org ju rekomandon të hiqni të verdhën e vezës.

Spinaqi

Organizmi stërmundohet nëse e teproni me të ngrënën.

Spinaqi përmban vitaminën B2 e cila ndihmon në metabolizimin e yndyrnave.

Vitaminat e kompleksit B luftojnë sëmundjet dhe infeksionet e ndryshme.

Barishtet dhe spinaqi në veçanti duhen kavërdisur lehtë ose gatuar në avull.

Zierja e tyre e gjatë heq vitaminat dhe ushqyesit e rëndësishëm.

Xhenxhefili

Xhenxhefili ndihmon në çlirimin e muskujve të sistemit tretës.

Ju mund ta konsumoni atë si çaj ose ta grini hollë dhe ta përdorni në sallata e lëngje të plota.

Portokallet

Këto agrume përmbajnë shumë vitaminë C e cila forcon metabolizmin dhe tret yndyrnat.

Portokallin duhet ta konsumoni të plotë që të merrni fibër për tretjen.

Farat e Linit

Farat e linit mund të përfshihen në shumë ushqime siç është tërshëra apo lëngjet e frutave.

Ato nuk janë aromatike, por plotësojnë nevojat për fibër dhe acide yndyrore të mira për shëndetin e zemrës.

Salmoni

Ky peshk është i pasur me acide yndyrore omega-3  dhe proteinë.

Kjo e fundit ekuilibron nivelin e sheqerit në gjak.

Brokoli

Magnezi është një mineral që përmirëson humorin dhe gjendet me shumicë tek brokoli.

Mjafton një gjysëm racioni me brokoli për të marrë 13% të dozës ditore të magnezit.

Uji

Pas ngrënies së tepërt, organizmi ka nevojë për ujë.

Uji ndihmon të tresë ushqimin dhe të hidratojë trupin./AgroWeb.org