Njihuni me Valmirën, mjekja shqiptare lë Francën për të kontribuar në sistemin tonë shëndetësor

454

Janë të shumtë mjekët dhe mjeket që po rikthehen për të dhënë kontributin e tyre në sistemin shëndetësor shqiptar, jo vetëm pas përfundimit të specializimeve por edhe eksperiencës së përfituar në vende të ndryshme.

Një prej tyre është edhe Dr. Valmira Abilaliaj, kirurge e përgjithshme e cila pas studimeve të kryera në “La Sapienza”, punon në qendrën spitalore të Pontoise, në Francë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, bën të ditur se Dr.Valmira po përgatitet të kthehet së afërmi për të punuar në sistemin tonë shëndetësor me dëshirën e madhe për të kontribuar për vendin.