Njihuni me vetitë ushqyese të vajit të ullirit

85

Sa të mirë janë ullinjtë dhe sa kënaqësi është t’i mbledhësh! Tashmë, shkuarja në një fermë për të provuar të korrat duket se është bërë një aktivitet shumë i njohur, në modë edhe nga më të rinjtë.

Për më tepër, vaji i ullirit po vlerësohet gjithnjë e më shumë, edhe në arenën ndërkombëtare. Por çfarë dimë për ullirin? Dikush do të mendojë se është një perime, por në realitet është një frut!

Çfarë është ulliri?

Ulliri është fruti i pemës së ullirit (që i përket familjes Oleaceae), një pemë vendase në pellgun e Mesdheut. Varietetet kryesore të ullinjve vijnë nga: Italia, Franca,Portugalia, Spanja, Greqia dhe Lindja e Mesme.

Ullinjtë e destinuar për prodhimin e vajit mblidhen nga bima para pjekurisë së plotë, për të marrë një vaj të lehtë dhe jo shumë acid.

Ka shumë varietete të ullinjve, sepse ato rriten në shumë vende. Prandaj, sipas klimës, çdo ulli ka cilësi organoleptike, maturim dhe vlera ushqyese të ndryshme.

Për më tepër, ullinjtë kanë një përmbajtje të lartë të triglicerideve si dhe acide yndyrore të pangopura që përveçse janë të dobishme për gatimin e ushqimit, ndikojnë pozitivisht në funksionimin e kolesterolit.

Cilat janë vetitë ushqyese të vajit të ullirit?

Pothuaj 90% e vajit të ullirit përbëhet nga lipide (ose trigliceride), kryesisht të pranishme në formën e vajrave të lëngshëm.

Ndër vetitë kryesore ushqyese të vajit të ullirit mund të përmendim: mbron mëlçine,  organizmin kundër infeksioneve, si dhe ka veti antioksiduese.

Me pak fjalë, ajo që mbetet është ta shijojmë në tavolinë!