Njihuni me Xhesikën, gruaja që ruan sigurinë tek shkolla “Sami Frashëri” në Tiranë

50

Duke filluar që nga viti 2019, çdo shkollë e mesme në Republikën e Shqipërisë ka oficerë sigurie që përgjigjet për çdo problematikë që mund të lindë.

Së shpejti do të ketë të tillë edhe nëpër shkollat 9-vjeçare. Ne ndodhemi në një prej gjimnazeve më të mëdha në vend, në “Sami Frashëri” me rreth 1300 nxënës, ku oficere sigurie është Xhesika Grëmi.

Unë kam studiuar Drejtësi dhe masterin e kam kryer për të Drejtën Penale. Prej 4 vjetësh punoj si Oficere sigurie në gjimnazin “Sami Frashëri”. Ne nuk jemi policë. Por punonjës nga profile shoqërore si drejtësi, shkenca sociale. Ne jemi trajnuar për rreth një muaj në Akademinë e Sigurisë, por nuk jemi oficerë policie. Është një punë sfiduese dhe shumë e bukur, e ngarkuar me përgjegjësi për çdo nxënës, brenda shkollës dhe jashtë saj. Sfidat e një oficeri sigurie janë të shumta, që nga konfliktet verbale apo fizike, bullizmi, ngacmimet, talljet, rrjetet sociale, pirja e duhanit apo hashashit.

Unë kam krijuar edhe grupin e sigurisë së shkollës, ku çdo fundjavë anëtarët më vënë në dijeni të gjithçkaje që ndodh në shkollë. Fakti që në gjimnaz nuk pihet duhan, hashash jo e jo, nuk ka përplasje fizike, dhe çdo problem zgjidhjet që në fillesat e tij, do të thotë se situate është nën kontroll”, u shpreh Xhesika Grëmi, Oficere Sigurie në shkollën “Sami Frashëri”.