Njihuni Pranverën, shqiptaren që punon për NASA-n

70

Shqiptarja Pranvera Hyseni është një astronome e njohur e cila punon për NASA-n.

Interesimi i saj për astronomi filloj qysh në moshë të re, duke kaluar kufijtë e Kosovës. Madje një asteroid që nga viti 2017 mban emrin e saj.

Pranvera Hyseni tanimë është pjesë e Fushatës Ndërkombëtare për Kërkime të Asteroidëve

Këtë e ka bërë të ditur vet ajo në profilin e saj në Facebook duke ndarë edhe disa të dhëna shtesë punës që bën.

“Nga sot, zyrtarisht do të jem pjesë e Fushatës Ndërkombëtare për Kërkime të Asteroidëve. Të dhënat sigurohen nga Instituti për Astronomi në Universitetin e Hawaii-t, duke përdorur teleskopin me aparaturë 1.8 metra Pan-STARRS për të bërë imazhe përgjatë ekliptikës. Që nga fillimi i kësaj kampanje në tetor 2006, pjesëmarrësit kanë bërë mbi 1,500 zbulime të asteroideve”, ka shkruar Hyseni.