NJOFTIM PËR TË GJITHË REGJISORËT SHQIPTARË

295

12592188_10153215119202121_184505490109993036_n

Teatri Kombëtar njofton të gjithë regjisorët shqiptarë që duke filluar nga data 26.05.2016 deri më 15.06.2016 të paraqesin pranë sekretarisë së Teatrit Kombëtar propozimet e tyre për sezonin artistik 2016-2017. Për arsye të planifikimit vjetor të buxhetit veprat e aprovuara do të shtrihen nga Shtatori 2016 deri në Dhjetor 2017.
Propozimet e tyre duhet të jenë të shoqëruara me:
1- Tekstin origjinal ose të përshtatur të veprës artistike. Teksti duhet të jetë i printuar ( Një kopje) dhe të dërgohet në versionin elektronik në adresën zyrtare: [email protected].
2- Sinopsin e veprës artistike, shoqëruar me një koncept-ide mbi imazhin regjisorial (jo më tepër se 2-3 faqe A4).
3- Një përfytyrim paraprak mbi shpërndarjen e roleve të veprës artistike.
4- Një përllogaritje të përafërt mbi buxhetin e veprës artistike (shpenzime skenografie, shpenzime kostumografie, elementë të tjerë të domosdoshëm).