Njoftim për të interesuarit ndaj Urdhërit të Punonjësve Social

1011

14702454_587018071423554_2953343524269365544_n

Në zbatim të ligjit Nr. 163/2014 “Për Urdhrin e Punonjësve Social në Republikën e Shqipërisë”, është ngritur Komisioni i Përkohshëm i Urdhrit të Punonjësve Social. Ky komision do të bëjë të mundur regjistrimin e anëtarëve të Urdhrit, sipas kritereve të përcaktuara në nenin 8, të ligjit Nr. 163/2014.

Ftohen të gjithë punonjësit social, të fillojnë procedurat e regjistrimit si anëtarë të Urdhrit të Punojësve Social, sipas kritereve të përcaktuara në ligj.

Të interesuarit duhet të paraqiten pranë Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë kati parë, ora 12:00-16:00 nga data 26 Tetor-30 Nëntor 2016, për të dorëzuar dokumentat si më poshtë:

1) Kopje e diplomës së punonjësit social, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë. (Kërkesa minimale për formimin dhe kualifikimet profesionale për punonjësit socialë është që të zotërojnë një diplomë në fushën e punës sociale brenda ose jashtë vendit)

2) Certifikata e gjendjes gjyqësore (Dëshmi Penaliteti)

3) Deklaratë personale

4) Kopje e kartës së identitetit

Për shtetasit e huaj të cilët duan të ushtrojnë profesionin në Republikën e Shqipërisë:

1) Shtetasit e huaj, për ushtrimin e profesionit të punonjësit social në Republikën e Shqipërisë, detyrohen të anëtarësohen paraprakisht në Urdhrin e Punonjësve Socialë të Republikës së Shqipërisë

  1. a) njohjen e diplomës dhe çertifikatave të specializimeve të kryera prej tij;
  2. b) një rekomandim nga një specialist vendas i së njëjtës fushë, anëtar i Urdhrit të Punonjësve Social.
  3. c) lejen e qëndrimit dhe të punës në Republikën e Shqipërisë;
  4. d) certifikatën e mirësjelljes (Good Standing Certificate) nga Urdhri/Dhoma apo Shoqata e Punonjësve Socialë të vendit të vet, ku vërtetohet se është i regjistruar, e ushtron profesionin dhe se nuk ka marrë masa ndëshkimore;

Për informacion më të detajuar, nga datat 26 tetor – 25 Nëntor 2016 mund të na shkruani në adresën e email-it [email protected] si dhe mund të drejtoheni pranë;

Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti Tiranë;

Departamentit të Shkenca Sociale, Fakulteti i Shkencave të Edukimit- Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan;

Fakulteti i Edukimit, Universiteti “Aleksander Moisiu”, Kampusi i ri Spitallë, Durrës;

Departamentit të Psikologjisë dhe Punës Sociale, Fakulteti i Shkencave të Edukimit- Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.