Njohja e anglishtes, Shqipëria bën përmirësime. Ndër performuesit më të mirë vitin e fundit

20

Indeksi i këtij viti i njohjes së gjuhës angleze (EF English Proficiency index) e rendit për herë të parë vendin tonë ndër shtetet me njohuri të moderuar. Në klasifikimin e këtij viti, renditemi të 43-tët në botë. Indeksi merr në analizë 100 vende të ndryshme të globit.

Për nga niveli i njohurive të gjuhës angleze, Shqipëria klasifikohet krah vendeve si Italia, Spanja apo Rusia në Europë. Vendi ynë klasifikohet gjithashtu i 5-ti në listën globale të performuesve më të mirë të vitit të fundit.

Gjuha angleze është një domosdoshmëri thuajse e pashmangshme në tregun e punës në vend, por edhe jashtë, ndërkohë  që është detyrim për arsimin e lartë. Mosnjohja e saj sjell problem të mëdha në të dyja drejtimet, në arsim dhe në tregun e punës. Në nivel global, Holanda klasifikohet si vendi me njohjen më të mirë të gjuhës angleze në glob, e ndjekur nga Danimarka dhe Finlanda.