Njohja e diplomave të Ballkanit Perëndimor

117

Vendet e Ballkanit Perëndimor hapën negociatat për njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve, arkitektëve dhe inxhinierëve civil në takimin e parë të organizuar në Bruksel nga Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit (RÇ).

Rezultati i pritur nga negociatat përfshin një Marrëveshje Reciproke të Njohjes, e cila do të vendosë rregulla të përbashkëta në njohjen e kualifikimeve profesionale të aplikantëve të cilët zotërojnë një diplomë nga secili prej gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke iu mundësuar atyre akses për të ushtruar profesionin në një tjetër ekonomi.

Negociatat dhe Marrëveshja e pritur mbi njohjen reciproke të kualifikimeve është pjesë e Planit Shumë-Vjeçar të Veprimit në Zonën Rajonale Ekonomike (MAp REA) të arritur  nga kryeministrat e rajonit vitin e shkuar në Trieste.