Njohja e patentave, çfarë parashikon marrëveshja Itali-Shqipëri

12

Më 17 mars u nënshkrua marrëveshja dypalëshe mes Italisë dhe Shqipërisë e cila përcakton rastet kur patenta e lëshuar nga një vend mund të konvertohet, duke kapërcyer kështu nevojën për të marrë bërë një provim të ri për të marrë lejen italiane të drejtimit.

Marrëveshja e nënshkruar konfirmon mundësinë që shtetasit shqiptarë që nuk janë rezident në Itali të mund të ngasin mjetin e tyre me patentë shqiptare për një vit nga momenti i marrjes së statusit të rezidentit, dhe mundësinë e kërkimit të konvertimit brenda tre viteve të ardhshme.

Pra, kërkesa për konvertim e cila gjithmonë duhet të kërkohet nga zyra lokale e Motorizimit, duhet të bëhet brenda katër viteve nga koha që jeni rezident.