Njohja e patentave shqiptare në Greqi/ Gjithçka që duhet të dini

46

Të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Greqisë apo marrin leje qendrimi në shtetin helen, nuk do të kenë më nevojë të pajisen me leje drejtimi ndërkombëtare.

Parlamenti grek ka ratifikuar marrëveshjen për njohjen e ndërsjelltë të leje drejtimeve mes Shqipërisë e Greqisë.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se “marrëveshja lehtëson jetën e qytetarëve, shmang sorollatjen nëpër zyra, harxhimin e kohës dhe parave! Rreth 700 euro kursejnë shqiptarët në Greqi, të cilët nuk do të kenë nevojë që të kryejnë nga e para procedurat për t’u pajisur me leje drejtimi, por mund të kryejnë konvertimin”.

Po ashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka informuar se “gjithashtu, të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë përkohësisht drejt Greqisë për arsye familjare, pune apo pushime nuk do të kenë më nevojë të pajisen me leje drejtimi ndërkombëtare! Rritja e standardeve dhe e sigurisë së leje drejtimit shqiptar, si proces kualifikimi dhe si cilësi prodhimi është një tjetër faktor që ndihmon në procesin e njohjeve nga shumë vendet anëtare të BE-së! Pas Greqisë vijon puna për njohjen së shpejti edhe nga Gjermania”.

Marrëveshja parashikon që në momentin që shtetasit shqiptarë marrin qëndrim në Greqi, ata mund t’i konvertojnë patentat e tyre shqiptare në patenta greke pa pasur nevojë kryerjen e testeve teorike dhe praktike.